e Shtunë, 25 Mars 2017 | Lajme: 0

Kush aktori shqiptar që luan në serialin “Game of Thrones”? (Video)

Në pritje të sezonit të shtatë të serialit shumë të ndjekur Game of Thrones, ju sjellim detaje interesante nga sezoni që lamë pas.

Në fillim të tij, në një nga episodet më të famshme, me titull “The Door”, shfaqet personazhi Benjen Stark (i vogël). Djaloshi aktor që luan këtë rol e ka emrin Matteo Elezi. Pikërisht ashtu, Elezi. Nga kërkimet nuk rezultoi asnjë e dhënë mbi prejardhjen e tij, përveç faktit se jeton në Londër dhe ka dy vëllezër të tjerë, edhe ata aktorë të vegjël në moshë. Por duke studiuar pak mbiemrin Elezi mësohet se ky mbiemër gjendet në masë të madhe vetëm në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, ku Shqipëria mban vendin e parë. Në masë shumë më të ulët në vende të tjera si edhe Anglia në këtë rast, vend në të cilin shqiptarët kanë emigruar. Pra, siguria nuk është totale por gjasat janë shumë të mëdha që aktori i vogël të ketë origjinë shqiptare./ In Tv