e Dielë, 28 Maj 2017 | Lajme: 0

Policia në Brazil në grevë, bandat shkatërrojnë nëpër rrugë (Video)

Në 30 qytete të Brazilit policia është në grevë dhe refuzon të zbatojë ligjin, ndërsa pasojat nga kjo anarki janë të tmerrshme, kumtuan mediumet britanike.

Sipas Dejli mejl, për tre ditë nga fillimi i grevës së policëve numri i vrasjeve në Brazil është rritur për 650 për qind.

Së paku 52 persona janë vrarë, ndërsa banditët po shkatërrojnë nëpër rrugë me thika dhe armë zjarri, plaçkisin shitore, djegin autobusë dhe lënë trupa të vdekur pas tyre.

Dhuna më e madhe është në shtetin Esprito Santo ku trazirat dhe krimet i detyruan autoritetet të mbyllin spitale dhe shkolla.

Në kryeqytetin e atij shteti, Viktoria, shkalla e vrasjeve në vitin 2015 dy në ditë, ndërsa gjatë tre ditëve të kaluara janë paraqitur 17 vrasje. Me kërkesë të autoriteteve lokale, ushtarët federal janë dërguar për të patrulluar në rrugë. Gjithsejt janë dërguar njëmijë ushtarë dhe 200 pjesëtarë të gardës nacionale.