e Mërkurë, 29 Mars 2017 | Lajme: 31

Filmi zviceran “Skicat e Lusë” premierë në Maqedoni

Filmi zviceran “Skica e Lusë” në regji të regjisores zvicerane Liza Balter sonte do të ketë premierën në Kinotekën e Maqedonisë, me fillim në orën 18. Premiera do të mbahet njëkohësisht në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë.

Rolet kryesore i luajnë Lilian Amuat dhe aktori shqiptar nga Kosova Dashmir Rustemi. Për Rustemi ky është roli i dytë më i rëndësishëm në filma zviceranë.

Filmi paraqet një rrëfim i ndjeshëm dhe suptil për gjeneratën e cila frikësohet nga dashuria. Lu dhe Alo nuk dëshirojnë të pranojnë se janë të lidhur më shumë se sa janë të gatshëm të pranojnë, duke e kërkuar lirinë e cila e mohon nevojën për krijim të familjes.

Distributor i filmit është “Gejzer” nga Shkupi,. Filmi do të shfaqet njëkohësisht do të titrohet në gjuhën shqipe dhe maqedonase. “Skicat e Lusë” ishte në selektimin e Festivalit Filmin të vitit të kaluar në Cyrih.

133551425