e Martë, 26 Shtator 2017 | Lajme: 0

Koncert i pianistitt ë njohur botëror Riçard Klajderman në Shkup

Pianisti i njohur botëror Riçard Klajderman në shoqërim të oktetit me tela më 1 prill do të mbajë koncert në Operën dhe Baletin e Maqedonisë në Shkup.

Virtuozi botëror para publikut shkupjan do të prezantohet me kompozimet e tij të përjetshme të cilët po e mahnisin publikun në të gjithë kontinentet.

Riçard Klajderman është artist francez me shitje rekorde të albumeve, i cili e ka popullarizuar pianon nëpër mbarë botën më shumë se kushdo qoftë, pas Betovenit. Është i regjistruar në Librin Ginis të rekordeve si pianisti më i suksesshëm me mbi 90 milionë albume të shitura në botë.

I njohur është si “princi i romantikës”, për shkak të stilit të tij të performimit të kompozimeve.

Klajderman po i mbush salla dhe stadiumet që nga viti 1976, kur singli i tij i parë “Baladë për Adelinën”, i komponua nga producenti muzikor francez Poll de Senevil, arriti shitje prej 22 milionë kopje në 38 vende.

Prej atëherë Klajderman ka incizuar mbi 1.000 melodi, me ç’rast është bërë një nga artistët më të suksesshëm reproduktiv instrumentalist në botë, me mbi 90 milionë albume të shitura. Në kulmin e karrierës së tij ka realizuar 200 koncerte për 250 ditë.

Kompozime të tij më të njoohura përveç “Baladë për Adelinën” janë “Love Story”, “Piano Concerto”, “Arabesque”, “Warsaw Concerto”, “Fur Elise”, “Clair De Lune” dhe shumë të tjera.

Riçard Klajderman ka edituar shumë albume me muzikë të shumëllojshme, nga melodi të këngëve të popullarizuara e deri në kompozime klasike në piano. Më së shpeshti performon kompozime të Betovenit, Shopenit dhe Mocartit.