e Hënë, 24 Prill 2017 | Lajme: 0

“Dita e poezisë shqipe”, hapet konkursi për pjesëmarrjen e poetëve të rinj

Këshilli Rinor i Komunë së Gostivarit, në suaza të manifestimit kulturor “Dita e poezisë shqipe” i cili realizohet me rastin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, hap konkurs letrar për poezi, njofton Flaka.

Nga atje njoftuan që konkursi vlen për të gjithë të rinjtë e talentuar nga mosha 15 deri 25 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë. Të rinjtë që i plotësojnë kushtet mund të konkurrojnë vetëm me një poezi ndërsa tematika dhe motivet e poezive janë të lira.

“Me këtë rast, juria profesionale do të shpall edhe fituesit e tre vendeve të para që do të marrin çmimin “Sefer Selimi” dhe do të shpërblehen nga Komuna e Gostivarit, edhe atë: Vendi i parë – 15.000 denarë, Vendi i dytë – 10.000 denarë. Vendi i tretë –  6.000 denarë”, tha për Flaka, Sefer Selimi, duke vijuar tutje që konkursi ka për qëllim të nxis nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe të rinjtë që të merren me poezi dhe krijimtari letrare dhe në të njëjtën kohë t’ju krijojë atyre hapësirë për afirmim në mesin e shoqërisë.

“Përmes këtij manifestimi pretendohet të promovohet krijimtaria letrare, stimulimi i të rinjve për t’u marrë me poezi, promovimi i vlerave kulturore, letrare dhe përkujtimi i personaliteteve që kanë dhënë kontribut për qytetarët e Gostivarit”, shtoi Selimi.

Çmimi do të ndahet në emër të veprimtarit e poetit Sefer Selimi, duke e përkujtuar veprën e tij që të shërbej si shembull për gjeneratat e reja dhe në nderim të punës dhe veprimtarisë së tij kombëtare. Sefer Selimit ishte arsimtar, poet dhe patriot i shquar i njohur si një nga nismëtarët e luftës për arsim dhe barazi të shqiptarëve në Maqedoni.

“Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 Janar deri 7 Shkurt 2017. Poezitë konkurruese të dërgohen përmes postës elektronike në emalin: [email protected] . Bashkëngjitur me emalin të shënohen: Emri dhe mbiemri i autorit, vendbanimi, datëlindja, numër kontakti”, tha Sefer Selimi nga Këshilli Rinor i Komunë së Gostivarit.