e Shtunë, 19 Gusht 2017 | Lajme: 0

ELEM: Furnizimi me energji elektrike i rregullt, Greqia e ndërpreu largpërçuesin drejt Maqedonisë

Furnizimi me energji elektrike për konsumatorët tarifor – amvisëritë dhe kompanitë më të vogla në tregun e rregulluar për energji elektrike zhvillohet rregullisht dhe në pajtim me nevojat. Në 24 orët e fundit tërësisht është përgjigjur në nevojat e konsumit me optimizim të kapaciteteve prodhuese vendore dhe përmes furnizimit të energjisë elektrike në periudha të orëve nga dita kur shënohet harxhimi më i madh, informon SHA ELEM.

Nga kompania potencojnë se gjatë ditës së djeshme është regjistruar mbi 30 për qind konsum më i madh se zakonshit për periudhën e referencës, ndërsa temperatura e matur për atë periudhë ka qenë 15 gradë Celsius më e ulët në krahasim me mesataren në pesë vitet e fundit.

“Të gjitha kapacitetet e disponueshme për prodhimtari në SHA ELEM janë lënë në reparte, ndërsa një pjesë e sasive përmes procedurës së rregullt për furnizim  të energjisë elektrike të cilat kompania rregullisht i publikon në ueb faqen e saj janë siguruar në tregun e lirë  në pajtim me rregullat e përhershme dhe procedurat e miratuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Edhe më tutje me kujdes ndiqet harxhimi i energjisë elektrike dhe përshtatet prodhimtaria e kapaciteteve vendore në pajtim me nevojat e konsumatorëve në tregun rregullator”, kumtoi SHA ELEM.

Prej atje theksojnë se kushtet e motit nga të cilat janë goditur vendet e Evropës Juglindore dhe Qendrore, kërkesa dhe harxhimi i rritur, si dhe ngecja e shumë kapaciteteve bërthamore dhe termoenergjetike në rajon dhe në vendet e Evropës Qendrore, drejtpërdrejtë ndikojnë edhe në çmimet e energjisë elektrike.

“Gjatë ditës së djeshme Republika e Greqisë solli ndalesë për transakcione fizike dhe e ndërpreu largpërçuesin drejt Maqedonisë, përkatësisht nuk lejoi tranzit të energjisë. Njëkohësisht, edhe Bullgaria fqinje i shqyrton opcionet për mbylljen e interkonektimit personal drejt vendeve fqinje”, potencojnë nga SHA ELEM.

Përsërisin se furnizimi i energjisë elektrike që bëhet në këtë periudhë nuk do të ndikojë ndaj çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë dhe për ekonomitë e vogla të cilat janë në tregun e rregullt për energji elektrike, sepse implikacionet negative financiare në tërësi janë nivelizuar me vlerën e shtuar të shitjes së tepricave të energjisë elektrike që SHA ELEM e ka realizuar në nëntor dhe dhjetor, si dhe nga tepricat që kompania do t’i realizojë në periudhën në vijim. Mjetet për atë dedikim SHA ELEM në tërësi i siguroi nga puna personale.