e Mërkurë, 29 Mars 2017 | Lajme: 31

Ndalesë për kamionë në drejtimin rrugor Mavrovë-Dibër

Ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese ka në akset rrugore: Mavrovë-Dibër,  ku për automjetet e  tjera është i obligueshëm shfrytëzimi i pajisjes dimërore, njoftoi Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, pas intervenimit të ekipeve nga “Rrugët e Maqedonisë”.

Për shkak të temperaturave të ulëta në disa vende është e mundur paraqitje e ngricës.

LAMM rekomandon kujdes të madh në drejtimin e automjeteve, përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes dhe respektimin e sinjalizimit të vendosu rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonska Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.