e Mërkurë, 18 Janar 2017 | Lajme: 0

Artistja shkodrane sjell foto totalisht nudo, me një kërkesë të veçantë (+18)

“Më intereson trupi i njeriut në krejt format e tij”. Kështu thotë artistja shkodrane, Brigela Demaj, e cila vjen këtë herë me nji set fotosh provokuese në qytetin e saj. Femna të zhveshuna pozojnë përpara aparatit të saj.

22-vjeçarja, e cila ka studiue për pikturë grafike, thotë se nuk duhet të kompleksohemi nga lakuriqësia.

“Më intereson trupi i njeriut në të gjitha format e tij, nëse po flasim për nudot. Sidomos trupi i femnës. Besoj se askush nuk duhet të ketë komplekse para fotografisë së nji grueje lakuriq, duhet ta zhveshim atë trup nga mendësia e gabueme se asht kriju vetëm për me nxitë dëshira seksuale, dhe duhet me  fillue ta shohim si nji trup njeriu, i bukur në kompleksitetin, çuditshmëninë e vet”.

11-261484066808

“Mbi të gjitha duhet me fillue me pa si nji trup që nuk i përket askujt e që nuk definon qenien e kësaj grueje”.

“Lakuriqësia në një formë është rebelim ndaj shtypjes emocionale, psikologjike dhe me raste fizike, që i bëhet gruas, vetëm sepse ajo është grua dhe vetëm sepse gjendet në atë trup. Kështu që fotot e mia tregojnë vajza që e shijojnë trupin e tyre, lakuriqësinë dhe vetë qenien e tyre. Duhet të kemi më shumë vajza të tilla dhe duhet të kemi më pak djem që intimidohen nga vajza të tilla”, shprehet ajo.

unnamed-file-1

1-481484066801

16-91484066815 f_1484134856-96702

ff_1484134852-9460945