e Mërkurë, 18 Janar 2017 | Lajme: 0

Publikohet videoklipi i këngës ‘No Lie’ nga Dua Lipa dhe Sean Paul (Video)

Është publikuar videoklip i këngës “No Lie”, të cilën këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa e ka realizuar në bashkëpunim me Sean Paul.

Revista Billboard ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e dyshes së këngëtarëve në klipin e këngës “No Lie”.

‘No Lie’ është pjesë e albumit më të ri të këngëtarit amerikan, i cili fillimisht ishte menduar të ishte solo.

Lipa gjatë një interviste ka zbuluar se “kjo këngë është krijuar nga dy miq të saj”, të cilët e kishin propozuar shqiptaren për duet me Paul, pasi që ky i fundit kishte kërkuar një artiste të re por premtuese për skenën muzikore.