e Shtunë, 25 Shkurt 2017 | Lajme: 13

Katër lokomotiva të reja elektrike për Hekurudhat e Maqedonisë

Me katër lokomotiva të reja elektrike do pajiset Maqedonia nga kompania kineze CRRC XhuXhou. Marrëveshjen për furnizim sot e nënshkruajtën HM “Transport” dhe përfaqësues të kompanisë.

Ky është projekti i dytë që e realizojnë Qeveria e Maqedonisë dhe Xhuxhou pas të parit për furnizim të gjashtë trenave të rinj për udhëtarë. Investimi në vlerë prej tetë milionë eurove është siguruar nga Banka Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim (BERZH), ndërsa realizohet në kuadër të Projektit për ripërtërirje të parkut të automjeteve.

“”Furnizimi i katër lokomotivave të reja elektrike praktikisht do të thotë ripërtërirje e parkut të automjeteve pas 40 viteve, afrim deri në standardet evropiane dhe botërore, sigurim të sigurisë më të madhe dhe siguri në komunikacionin hekurudhor, numër më të madh të udhëtarëve, shpejtësi më të madhe, kursim energjetik, mbrojtje të mjedisit ejtësor, punë efikase dhe shërbime më cilësore”, theksoi drejtori i përgjithshëm i HM “Transport” Nikolla Kostov pas nënshkrimit të Marrëveshjes.

Sipas tij, furnizimi i lokomotivave të reja do të thotë edhe nxitje më shumë për të punësuarit, motivim dhe stimul më i madh për profesionalizëm edhe më të madh në përmbushjen e obligimeve.

“Kjo ditë është krenari për të gjithë të punësuarit në HM ‘Transport’, por edhe për gjithë opinionin dhe ekonominë e Maqedonisë”, nënvizoi Kostov.

договор за возови

Duke u falënderuar për besimin, kryetari i CRRC-së Xho Shin Ha tha se Maqedonia është zonë e rëndësishme transportuese hekurudhore juglindore dhe është vazhdimisht në përqëndrimin e Xhuxhous.

“Kompania jonë do të sigurojë resurse dhe ekspertizë. Do të fitoni prodhime të sigurta me performanca të larta dhe pamje të shkëlqyeshme”, theksoi Shin Ha dhe shtoi se tashmë gjashtë trenat e furnizuar elektrik janë vetëm lajmëtar i miqësisë e cila po thellohet.

Shin ha theksoi se Xhuxhou do të mundësojë shërbime të privilegjuara gjatë financimit si mbështetje e plotë për Maqedoninë, për ngritje të transportit publik.

CRRC është themeluar në vitin 1936 dhe ka përvojë tetëdekadëshe në prodhimin dhe servisimin e lokomotivave. Prodhon trena urban super urban për transportin hekurudhor. Bashkëpunon me mbi 10 vende dhe në vit realizon furnizime prej rreth 45 miliardë juanë.

Në nënshkrimin e Marrëveshjes morën pjesë edhe sekretarët shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe ai i Financave, Bozhidar Petrovski dhe Igor Dimitrov, si dhe ambasadori dhe konsulli i RP të Kinës në Maqedoni.