e Shtunë, 25 Mars 2017 | Lajme: 0

Kjo gafë e pistë e Sofia Vergaras i bëri të gjithë të qeshin në ‘Golden Globes’ (Video)

Mes yjeve që prezantuan çmimet “Golden Globe” për këtë vit ishte zgjedhur në një rol të pazakontë dhe të sikletshëm edhe Sofia Vergara.

Aktorja e famshme e “Modern Family” u bë protagoniste e një gafe (me gjasë e qëllimshme) teksa foli për “traditën vjetore” të “Golden Globe”.

Ajo ngatërroi fjalën “Annual”, që në shqip përkthehet “vjetore” me fjalën “Anal”, duke shkaktuar të qeshura në sallë.

Gjithsesi, gafa nuk e sikletosi aktoren, e cila vazhdoi deri në korrigjimin e saj duke zgjedhur të tjera fjalë për të treguar se bëhej fjalë për një “traditë që zbatohej çdo vit” në “Golden Globe”, përcjell TCh.

Gjithsesi, e gjithë kjo ka shkaktuar reagime në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar si një shaka të hidhur të organizatorëve të këtyre çmimeve.