e Shtunë, 25 Mars 2017 | Lajme: 0

Capital T i gjuan fansat me para, shpërndan mbi ta plot 5 mijë euro (Video)

Hedhja e parave në concert është kthyer tashmë në një garë midis reperëve shqiptarë. I pari që  e hapi “vallen”, ishte Noizy, i cili në një concert në Tiranë, shpërndau më shumë se 1 mijë dollarë.

Ndërsa këtë herë, ai që ka nuk ka nguruar të kryejë të njëjtin veprim ka qenë Capital T. Sipas Bluetooth, reperi u ka bërë dhuratë fansave 5000 euro gjatë performancës së këngës Lejla në Ferizaj. Bluetooth shkruan se ai e ka shpërndarë shumën në prerje të ndryshme, midis të cilave shumë prerje 500-she, si simbol i vetë këngës Lejla. Mirëpo, një gjë e tillë lë vend për dyshime pasi 5000 euro është një shumë vërtet e konsiderueshme dhe nuk dihet nëse paratë  e hedhura kanë qenë të vërteta apo fallso.

Nga videot dallohet qartë gëzimi i fansave, ndërkohë që na mbetet të shohim nëse kjo gjë do kthehet në një trend midis këngëtarëve.

A don me lujt me 💷💸 #Lejla #Ferizaj @diamondsclub

A video posted by Capital T (@truekapo) on

💯💯💯

A video posted by Capital T (@truekapo) on