e Mërkurë, 28 Qershor 2017 | Lajme: 1

Shqiptari ‘masakron’ me thikë shokun, tmerrohet shpërndarësi i picave (Video)

Një shqiptar që jeton në Itali bashkë me disa shokë të tij kishin thurur një plan për t’i bërë rreng një shpërndarësi picash.

Pasi japin porosinë me telefon, ata i thonë shpërndarësit që të ngjitet lart. Ndërkohë, në mes të dyshemesë së apartamentit, një person po shtirej si i masakruar me thikë. Në momentin që shpërndarësi troket në derë, shqiptari i thotë të futet brenda.

Pasi sheh skenën e mbushur me gjak, shpërndarësit i bie të fikët.

Ideatori i kësaj videoje quhet Giulio Brakaj, dhe duket se është një i ri që synon karrierë në fushën e muzikës, dhe videon duket se është bërë pikërisht për të promovuar këngën e tij më të fundit.