e Mërkurë, 29 Mars 2017 | Lajme: 31

Ekipi nga Kryqi i Kuq shpëton pesë të rinjtë në Vodno të Shkupit (Video)

Pesë të rinjtë mbrëmë mbetën të bllokuar në Vodno, nga reshjet e mëdha të borës. Një ekip i  Kryqit të Kuq është nisur  në drejtim të malit, pavarësisht nga kushtet ekstreme të rrugës dhe borës me sukses i kanë shpëtuar dhe i kanë kthyer të rinjtë në shtëpi, transmeton  TetovaSot.

Videoja më poshtë tregon të gjithë përpjekjet e shpëtimit. Fillimisht ai ka sqaruar se dje në ora 20 dhe 45 orë pas raportimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Qendrës për menaxhim me kriza  se në Vodno janë të bllokuar pesë të miturit dhe për shkak të borës së madhe nuk ka qenë  e mundur  që të shpëtohen dhe për të arritur deri tek ata, është kërkuar ndihmë nga Kryqi i Kuq.

Ekipi i shpëtimit të trajnuar për veprim në këto rrethana shkoi direkt në mal, pavarësisht terrenit të pakalueshëm kanë arritur atje lartë dhe kanë evakuuar të rinjtë me sukses.