e Martë, 22 Gusht 2017 | Lajme: 0

Shkencëtarët nxjerrin nga fundi i oqeanit mbetjet e asteroidit që zhdukën dinozaurët

Një ekip ndërkombëtar i studiuesve kanë shpuar fundin e oqeanit në brigjet e Meksikës për të nxjerrë mbetjet e asteroidit që 66 milionë vjet më parë goditi tokën. Ndikimi i tij ishte një faktor kontribues nëse jo shkaku i zhdukjes së 75% të faunës dhe florës së tokës, duke përfshirë dinozaurët.

Për disa muaj hulumtuesit kanë nxjerrë disa metra të kores shkëmbore që do të zbulojë të fshehtat e një prej ngjarjeve më katastrofike për jetën në planetin tonë.

Ekspedita 364 është e përbërë nga një grup prej 30 gjeologësh nga ShBA-ja, Meksika, Japonia dhe Evropa dhe është pjesë e  Programit Ndërkombëtar për Zbulimin e Oqeaneve.

Falë shkëmbinjve të nxjerrë ka nisur rindërtimi i asaj që ka ndodhur. Asteroide Chisxulub kishte një diametër prek 12-15 km dhe nga përplasja u hap një krater me diametër rreth 200 km dhe 30 km thellësi.

Sot krateri shtrihet kryesisht në det, varrosur 600 metra nën sedimente. Pjesa e ekspozuar në kontinent është e mbuluar me shkëmbinj gëlqerorë.