e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

Temperaturat e larta kanë shkrirë akull me madhësinë e Floridës

NASA këtë javë e ka publikuar raportin më të ri, sipas të cilit, viti 2016 është viti më i ngrohtë në histori, ndërsa për shkak të temperaturave që ishin edhe deri në 10 gradë më të larta nga normalet në Arktik është zhdukur një akull me madhësinë e Floridës.

Erërat e fuqishme, kanë shkaktuar shkrirje të pjesëve të mëdha nga Oqeani Arktik, që ka sjellë deri në ndarjen e një numri enorm të pllakave të ngrira nga masa kryesore, tregon hulumtimi i NASA-s për hulumtimet klimatike.

Stuhia jashtëzakonisht e ngrohtë ka ndodhur në periudhë të vitit kur akulli në atë rajon zakonisht mblidhet, e nuk shkrihet.

“Si rezultat i këtij cikloni, sasia e akullit në Detin e Barencit  dhe në Detin Kaspik është zvogëluar për 10 për qind, ndërsa rripi me akull lëviz drejt veriut”, deklaroi Linet Boisvert, autorja e këtiji hulumtimi të NASA-s.

“Është zbuluar se në këtë stuhi shkrihet akulli më i hollë. Në vitet që pasojnë, nëse dimri fillon në vetë startin me akull më të hollë, shkrirjet mund të jenë më të mëdha”, deklaroi Alek i Pesti nga qendra e NASA-s “Godard Spejs Flajt”.

Raporti paraprak i NASA-s fajin për temperaturat e larta në fillim të vitit ia hedh tornados El Ninjo dhe thekson se niveli i detërave paraprakisht është rritur për 3,5 milimetra në vit, që tani për 18 muaj (deri në shkurt të këtij viti) të arrijë 15 milimetra, transmeton Dnevnik-u kroat, duke iu referuar “Rasha tudej”.