e Dielë, 25 Qershor 2017 | Lajme: 0

BBC: Dështimi spektakolar i CIA dhe MI6 për të rrëzuar Hoxhën

Televizioni britanik BBC i rikthehet sërish dosjeve historike për Shqipërinë.

Bëhet fjalë për planin e shërbimit sekret amerikan CIA dhe atë britanik MI6, të cilët nisën një operacion të përbashkët për të rrëzuar regjimin komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri, çka përfundoi në katastrofë për ta.

Gjatë katër viteve, ata ishin nën vëzhgimin e “mprehtë” të shërbimit sekret shqiptar. Në atë kohë, 300 agjendë humbën jetën. Shumë pas dështimit të operacionit, u fajësua agjenti britanik Kim Philby, i cili kishte spiunuar për sovjetikët.

Por historiani britanik Steve Long, ka gjetur prova të reja. Ai thotë se Sigurimi i Shtetit në Shqipëri ishte fuqizuar së tepërmi si institucion, çka solli edhe zbulimin e agjentëve sekret të CIA dhe MI6.

Long sqaron gjithashtu se Enver Hoxha kishte rritur pushtetin e tij në Shqipëri, ndërsa agjencitë perëndimore sekrete nuk kishin menduar besnikërinë e popullit ndaj diktatorit.