e Hënë, 21 Gusht 2017 | Lajme: 0

Djokovic fiton Roland Garrosin

Novak Djokovic ka mposhtur Andy Murray në finale të Roland Garrosit 3:2 në sete. Pas 3 finaleve të humbura më në fund Novak Djokovic fiton për herë të parë në karrierë turneun Roland Garros, duke u bërë tenisti i 8 në histori që merr trofe në të 4 turnetë më të rëndësishëm në tenis.

Tenisti serb mposhti në finale 3:1 me sete skocezin Andy Murray, duke e kaluar dhe shifrën e 100 milionë dollarëve të fituar nga sukseset në tenis.

“Kjo është dita më e bukur në karrierën time, pasi po ndjej gjëra të cilat nuk i kam përjetuar më parë”, u shpreh Djokovic pas fitores.

Për Djokovic ky është trofeu i 12 i fituar në Grand Slam, pasi më parë serbi kishte fituar 6 herë Australian Open, tre herë në Wimbledon dhe në dy herë në US Open.