e Premte, 26 Maj 2017 | Lajme: 52

Vendet në të cilat do të agjërohet deri në 22 orë

Këshilltari i Çështjeve Fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Stockholm, Fatih Mehmet Karaca, në një deklaratë për gazetarin e AA tha se sipas kalendarit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, besimtarët muslimanë që jetojnë në qytetet Kiruna të Suedisë, Tromso të Norvegjisë dhe Reykjavik të Islandës do të mbajnë rreth 22 orë agjërim, ndërsa në qytetet Stockholm, Oslo, Kopenhag dhe Helsinki agjërimi do të shkojë deri në 20 orë.

Sipas kalendarit dhe orarit të agjërimit, besimtarët në Reykjavik të Islandës do të mbajnë agjërimin më të gjatë me 21 orë e 38 minuta, ndërsa agjërimin më të shkurtër do ta mbajnë besimtarët të cilët jetojnë në qytetin Ushuaia të Argjentinës, 9 orë e 7 minuta.

Karaca duke theksuar se edhe besimtarët muslimanë nga vendet e tjera do ti përmbahen këtij kalendari dhe orari tha:

“Në një mbledhje të Këshillit të Fetvasë për Europën vitin e kaluar në Stockholm grupet e besimtarëve nga vendet jashtë Turqisë që jetojnë në Europë pranuan kalendarin dhe oraret e Kryesisë së Çështeve Fetare të Turqisë (Diyanet) dhe në vazhdim vendosën ti zbatojnë ato. Tani e tutje namazet, iftari dhe syfyri do të mbahen dhe organizohen sipas orareve të shpallura nga Diyaneti i Turqisë. Ndërkohë oraret për 134 vendbanime të ndryshme në Europë janë dërguar të gjitha grupeve të besimtarëve”.