e Hënë, 23 Tetor 2017 | Lajme: 0

Piadin me hot dog dhe perime

Përbërësit: Petë të gatshme për piadin Hot dog hako Sallatë jeshile Avokado Salcë të kuqe pikante Domate

Përgatitja: Përgatisni së pari sallatën duke prerë avokadon në shirita të hollë të gjatë. Sallatën jeshile mund ta lini pa e prerë por bashkojeni në një enë me avokadon dhe domaten e prerë në kubikë.

Shtoni aty pak limon, salcën e kuqe pikante, kripë dhe pak vaj ulliri.

Hot dogët, kalojini për piekje në tigan dhe lërini mënjanë. Në po të njëjtin tigan kaloni petët e piadinit nga të dyja anët. Vendosini më pas në banakun e punës, mbushini dhe përpiquni t’i mbështillni në formë cilindrike. Nëse i doni të nxehtë, vendosni për fare pak minuta në furrën e parangrohur.