e Premte, 26 Maj 2017 | Lajme: 52

Seferi shënoi një super fitore ndaj serbit Dushan Krstin (Video)

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi,dëshmoi cilësitë e tija dhe shënoi një super fitore ndaj serbit Dushan Krstin.
Nuri Seferi ka fituar në rundin e gjashtë duke e goditur me rafal grushtar e që bëri serbin ta dorëzoj meçin.

Në palestrën në Olten të Zvicrës ishin me mijëra shikues, ku vërtet qe një mbrëmje e jashtëzakonshme dhe shumë shqiptarë në përkrahje të kryetrimit tonë. “Tysoni” shqiptar luftoi ashtu si di ai dhe nuk i la hapësirë serbit që të bëjë ndonjë befasi të papritur.

Pas disa raundeve serbi dorëzohet dhe kështu fitorja shkon tek bokseri shqiptar Nuri Seferi.

“Këtij këtu, me çetnikun në gjoks, ia tregova shqipen e vërtetë”, tha Seferi pas fitores ndaj serbit Dusan Krstin.

Nuri Seferi ka fituar në raundin e gjashtë duke e goditur me rafall grushtar e që bëri sërbin ta dorëzoj lojën.

E gjithë salla në Zvicër po brohoriste ” O sa mirë me qenë shqiptar o hej”.