e Premte, 21 Korrik 2017 | Lajme: 32

Gjergjaj humbet në raundin e dytë/Haye: U përpoqa ta rrëzoj atë që në raundin e parë(Video)

Boksieri nga Kosova, Arnold Gjergjaj, i njohur me nofkën “The Cobra” shqiptar, u njoftua me humbjen e parë të tij në karrierë pas 29 fitore, 21 prej tyre me nokaut. Gjergjaj nuk ishte në asnjë element kundërshtar i denjë i britanikut, David Haye, i cili në dy runde dominoi sidomos në atë të fundit. Mbi 20 mijë shikues ishin në palestrën “02 Arena” në Londër dhe sigurisht kanë pritur të shohin dhjetë runde të plotë, por kështu nuk ndodhi, sepse Haye ishte tejet energjik dhe shumë më i mirë, duke e fituar meçin me ndërprerje.

Haye, pas meçit ka thënë se ka pritur ta rrëzojë 31 vjeçarin shqiptar, Arnold Gjergjaj, që në raundin e parë, por ai arriti të mbahet.

David Haye ka thënë se vetëm Gjergjaj mundi t’i përmbahej deri në meçin e dytë, pasi sipas tij me goditjet që lansoi çdo boksier do të ishte rrëzuar menjëherë në tokë.

Gjergjaj humbet3

“Gjergjaj kishte vazhdimësinë e të pamposhturit, të dytën më të gjatë në kategorinë e peshave të rënda. Dhe nuk është faji i im që unë godas aq fort. U përpoqa ta rrëzoj atë që në raundin e parë, por ai kishte një nofull të fortë dhe ajo goditje do të rrëzonte shumë boksierë në tokë. Nëse unë godas ashtu, kundërshtari do të jetë në tokë. Unë më të vërtetë besoj se jam e ardhmja dhe jam në kërkim të luftërave të mëdha”, ka shtuar boksieri britanik. U ndjeva mirë. Isha i shpejtë dhe kisha një përkrahje të madhe. I falënderoj tifozët që kanë ardhur këtu të më shikojnë se çka është e ardhmja e boksit. Njerëzit menduan se unë jam e kaluara, por unë ende jam e ardhmja”, ka theksuar ndër të tjera Haye.