e Shtunë, 23 Shtator 2017 | Lajme: 0

Simite bullgare

Përbërësit:

200 gr. miell
4 vezë
300 gr. djathë delesh
Bakinë
100 ml. vaj për ushqim
Ajkë
100 ml. jogurt
Për përgaditjen e këtij ushqimi nevojiten 20 minuta

Përgatitja:

Hapi i parë: Në një enë më të thellë të madhe e vendosim djathin dhe me pirun e shtypim mirë. Pastaj në enë hedhim vezët dhe me pirun i rrahim së bashku me djathin. E shtojmë në enë edhe vajin për ushqim, jogurtin dhe ajkën, i përziejm mirë e më pas shtojmë edhe miellin. Në fund e shtojmë bakinën dhe tërë masën e përziejm mirë.

Hapi i dytë: Marim një tepsi për pjekje dhe në të spërkasim me vaj dhe më pas hedhim pak miell që brumi mos të ngjitet. Masën e brumit e hedhim në tavë dhe e vendosim nëUntitledfurrë për pjekje. Brumi duhet pejkur në temperatur 250 gradë për 15 minuta.

Dekorimi: Kur pogaqa të piqet e largojm nga furra dhe e presim në pjesë më të mëdha. dhe pjesët i rëndisim në pjatë për servim. Me këtë ky simit është gati, ju bëftë mirë.