e Enjte, 25 Maj 2017 | Lajme: 41

F1, Max Verstappen bën historinë në garën pa makinat Mercedes

Holandezi Max Verstappen hyn në historinë e Formulës 1 si fituesi më i ri i një Çmimi të Madh dhe si holandezi i parë që e bën diçka të tillë. Piloti 18-vjeçar i Red Bullit triumfoi në garën e Spanjës, duke lënë pas ferraristët Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel, në një garë ku dyshja Hamilton-Rosberg u vetëeliminua.

Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg niseshin nga vendi i parë dhe i dytë në Çmimin e Madh të Spanjës, por që në xhiron e parë Hamiltoni mori përpara shokun e skuadrës, duke bërë që të dyja makinat Mercedes të mbyllnin garën që në kthesat e para.

Rosberg e kishte parakaluar Hamiltonin në nisje dhe në kthesën e dytë anglezi kërkoi të rifitonte pozicionin, por doli në bar, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me gjermanin.