e Premte, 24 Nëntor 2017 | Lajme: 0

NEC prodhon kufjet që identifikojnë njerëzit (FOTO)

Teknologjia gjithnjë e më shumë po njësohet me njeriun dhe nevojat e këtij të fundit. Së fundi kompania japoneze NEC ka njoftuar se ka krijuar një palë kufje që mund të identifikojnë përdoruesit e tyre.

Sipas NEC, teknologjia funksionon duke luajtur muzikë dhe më pas duke kontrolluar se si valët rezonojnë në kanalin e veshit të përdoruesit. Nëpërmjet një kontrolli biometrik, kufjet mund të kryejnë të njëjtin funksion si skanimi i gjurmëve të gishtave apo të syrit.
Kompania japoneze thotë se synon ta hedh në treg këtë produkt para vitit 2019. Kjo teknologji, e cila e kryen identifikimin në një sekondë, është vlerësuar nga ekspertët si një alternativë e mirë për fjalëkalimet, por mund të keqpërdoret edhe kundër përdoruesve të saj për vjedhjen e tyre.

NEC-Ear-Identification