e Martë, 19 Shtator 2017 | Lajme: 0

Gjermania për herë të dytë kampione e Evropës

Gjermania për herë të dytë ka fituar titullin e kampiones së Evropës në hendboll. Hendbolistët gjermanë titullin e kampionit në “Eurohandball 2016″ në Poloni e siguruan pasi të dielën në finale në “Tauron Arena” në Krakovë mposhtën Spanjën me shifrat 24:17.

Kai Haefner me shtatë gola ishte shënuesi më i mirë në radhët e Gjermanisë, ndërsa me katër gola kontribuoi Rune Dahmke. Te Spanja shënuesi më i mirë ishte Raul Entrerrios me pesë gola. Ky i fundit është shpallur edhe lojtari më i mirë i Evropianit.

Gjermania kishte pësuar në fazën e grupeve nga Spanja me shifrat 32:29, por në finale gjërat rrodhën ndryshe.

Gjermania finalen e nisi furishëm dhe pjesën e parë e fitoi me katër gola dallim, 10:6. Në pjesën e dytë “panzerët” kanë vazhduar me të njëjtin ritëm dhe në fund fituam me shtatë gola epërsi.
Gjermania së fundi titullin e Evropës e kishte fituar në vitin 2004 në Slloveni. Pos dy titujve të Evropës ka edhe tre tituj të botës dhe një medalje të artë olimpike.