e Enjte, 27 Korrik 2017 | Lajme: 1

Hendbollistët e Maqedonisë u mposhtën nga Franca në startin e KE

Kombëtarja e Maqedonisë me humbje nga Franca e filloi paraqitjen e saj në Kampionatin evropian të henbollit në Poloni. Në meçin e parë të grupit A, ndeshjet e së cilës luhen në Krakov, Maqedonia është mposhtur nga Franca me 30-23.

Në këtë grup prej ora 20  e 30 minuta do të luajnë organizaori Polonia dhe kombëtarja e Serbisë.

Në grupin B, ndeshjet e së cilës do të luajnë në Katanovc, Kroacia e fitoi Bjellorusinë me 27-21, ndërsa në vijim është ndeshja mes Islandës dhe Norvegjisë.

Nesër në program janë ndeshjet e xhiros së 1-rë, në grupet C dhe D, ndërsa të dielën, për kur janë caktuar ndeshjet e xhiros 2 në grupet A dhe B, hendbollistët e Maqedonisë do ta kenë për kundërshtarë nikoqirin, Poloninë.