e Premte, 24 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Sot në Poloni fillon Kampionati Evropian në hendboll

Polonia nga sot deri më 31 janar 2016 do të jetë nikoqir i Kampionatit të 12-të Evropian në Hendbollit për meshkuj, raporton Anadolu Agency (AA).

Tifozët e hendbollit, sportit të cilit tradicionalisht më shumë e ndjekin evropianët do të kenë mundësi të përcjellin ndeshjet me cilësi të lartë. Kampionatin e kontinentit të vjetër do ta mbrojë Franca, e cila përpos titullit evropian aktualisht mban edhe trofetë e kampionit botëror dhe kampionit olimpik.

Në rrethin e ngushtë të favoritëve, përveç Francës dhe Polonisë, janë dhe Danimarka, Spanja dhe Kroacia. Pas tyre të drejtën që të shpresojnë për renditje të lartë e kanë Suedia, Hungaria, Islanda, Gjermania, Sllovenia, Serbia dhe Rusia, ish-superfuqia e hendbollit, e cila një kohë të gjatë nuk është në gjendje të kthehet në shtigjet e vjetra të lavdisë.

Për përfaqësueset e Maqedonisë, Bjellorusisë, Norvegjisë dhe Malit të Zi plasmani në raundin e dytë paraqet sukses të madh.

Ekipi më i fortë nga rajoni i Ballkanit Perendimorë padyshim është Kroacia. Kjo kombëtare, mbi 10 vite është ndër ekipet më të forta të hendbollit evropian dhe atij botëror.

– Grupi “A” –

Franca

Polonia

Maqedonia

Serbia

– Grupi “B” –

Kroacia

Islanda

Bjellorusia

Norvegjia

– Grupi “C“ –

Spanja

Suedia

Gjermania

Sllovenia

– Grupi “D“ –

Danimarka

Hungaria

Rusia

Mali i Zi

– Ndeshja e hapjes Kroaci – Bjellorusi, kurse finalja më 31 janar –

Kampionati Evropian në Poloni do të hapet sot me ndeshjen Kroaci – Bjellorusi me fillim në ora 16:00, ndeshja e raundit të parë të grupit “B” në Katovice. Ndeshjet gjysëmfinale do të luhen në Krakov më 29 janar në ora 18:30 dhe 21:00. Finalja është planifikuar për 31 janar në ora 17.30 në Arenën e Krakovit “Tauron”.

Neshjet e Euro 2016 në hendboll do të luhen në katër salla të mëdha. Më e madhja në mesin e tyre është “Arena Tauron” në Krakov me një kapacitet prej 15 mijë e 328 vendesh. Përveç ndeshjeve të grupit “A” në “Arena Tauron” do të luhen edhe ndeshjet e raundit të dytë të grupit “1”, dhe më pas edhe gjysëm-finalja, finalja dhe ndeshja për vendin e tretë.

Salla më e vogël ndodhet në Wroclaw “Centennial”. Kapaciteti i saj është 6.500 vende. Aty do të luhen ndeshjet e fazës së parë të Gropit “C”, faza e dytë Grupi “2”, si dhe ndeshjet për vendin e pestë dhe të shtatë. “Spodek Arena” në Katovice do të presë ndeshjet e grupit “B” në fazën e parë, dhe kapaciteti i saj është 11 mijë e 500 vende. Salla e katërt ndodhet në mes të dy qyteteve Gdańsk dhe Sopot, “Ergo Arena”. Kapaciteti i saj është rreth 11 mijë e 500 vende, dhe aty do të luhen ndeshjet e grupit “D”.

– Kampionët ndër vite –

Portugalia nikoqire në 1994: Suedi (medalje ari), Rusia (argjend), Kroacia (bronzë);

Spanja nikoqire më 1996: Rusia (medalje ari), Spanja (argjend), RF e Jugosllavisë (bronzë);

Italia nikoqire më 1998: Suedia (medalje ari), Spanjë (argjend), Gjermani (bronzë);

Kroacia nikoqire më 2000: Suedia (ari), Rusia (argjend), Spanja (bronzë);

Suedia nikoqire më 2002: Suedia (ari), Gjermania (argjend), Danimarka (bronzë);

Sllovenia nikoqire më 2004: Gjermania (ari), Sllovenia (argjend), Danimarka (bronzë);

Zicra nikoqire më 2006: Franca (ari), Spanja (argjend), Danimarka (bronzë);

Norvegjia nikoqire më 2008: Danimarka (ari), Kroacia (argjend), Franca (bronzë);

Austria nikoqire më 2010: Franca (ari), Kroacia (argjend), Islanda (bronzë);

Serbia nikoqire më 2012: Franca (ari), Serbia (argjend), Kroacia (bronzë);

Danimarka nikoqire më 2014: Franca (ari), Danimarka (argjend), Spanja (bronzë).