e Shtunë, 19 Gusht 2017 | Lajme: 0

Ujë me kripë për flokët kaçurrela

Vajzat që kanë lindur kaçurrelse kanë një “disfavor”, për faktin se nuk mund të eksperimentojnë shumë me flokët, por ato kanë edhe një favor të madh sepse flokët kaçurrela bien më shumë në sy.

Sigurisht nuk mjafton vetëm shansi i “nënës natyrë”, por ato duan përkujdesje të vazhdueshme.

Në mënyrë që ondja të duket sa më natyrale dhe e bukur, ju nevojitet vetëm pak ujë me kripë.

Pasi keni larë flokët, pa i tharë akoma bëjini me pak ujë me kripë (mos e teproni me masën sepse kur të thahen flokët ka rrezik të duken sikur janë me zbokth), më pas thajini me tharëse. Vetëm me këtë maskë kaq të thjeshtë ondet tuaja do të duken “mahnitëse”.