e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Kaos në dyqanet H&M për koleksionin e ri (Foto)

Sa kohë do të prisnit në radhë të lagur në trotuar në muajin nëntor për të marrë një xhaketë? Pesë orë? Gjithë natës? Dy ditë të plota? Apo ndoshta ju nuk jeni të gatshëm të prisni fare.

Një grup prej 3.000 fansa të dëshpëruar të modës shkaktuan kaos mëngjesin e sotëm në “Regent Street”, pasi të rraskapitur nga pritja hynë të acaruar në dyert e qyqanit H&M.

“NYTimes” shkruan se ngjarja ndodhi pasi doli në shitje koleksioni më i ri në bashkëpunim me markën e modës së lartë, Balmain. Videot e postuara në rrjete sociale nga blerësit që dynden me vrap brenda në ambientet e dyqanit, pasi kanë pritur për orë të tëra në radhë, është përsëritur në çdo dyqan H&M në të gjithë botën.

Në Manchester, qindra adhurues të modës e kaluan natën në radhë jashtë butikut, që të zinin të parët veshjet e koleksionit të shumëpritur. Nga ana tjetër, në Londër u desh ndërhyrja e policisë për të kontrolluar radhën në një nga dyqanet më të frekuentuar H&M. Disa fansa të tjerë kanë qëndruar në radhë që të martën, për t’u siguruar që do të hynin të parët në dyqan.

Në Kore, klientët kanë qëndruar në radhë që një javë më parë. Bashkëpunimi më i fundit i H&M me shtëpinë e modës luksoze, Balmain, është një ndër më të kërkuarat dhe ka tërhequr më shumë interes deri tani. Falë një fushate reklamuese të suksesshme me modelet Kendall Jenner, Gigi Hadid dhe Jourdan Dunn, koleksioni ishte padyshim magnet klientësh në të gjithë botën.

Ndërkohë faqja online H&M ka qenë e bllokuar për orë të tëra, nisur nga kërkesat e shumta për të hyrë në rrjet.