e Martë, 12 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Dilema Hamletiane

Artan Grubi

Artan Grubi

Hamendësimet e Princit Hamlet në një periudhë të reflektimit mbi padrejtësitë e jetës krijuan frazën Dilema Hamletiane që nënkupton nevojën për vendime të vështira qoftë edhe atëherë kur alternativa mund të jetë edhe më e keqe.

Dilema Hamletiane mbi të qenurit apo të mos qenurit intepretohet në mënyra të ndryshme, por, tëgjendur në vrull të një fushate anormale e cila nuk po zgjedh mjete për ta arritur qëllimin, unë dhe besoj që edhe çdo anëtar, simpatizant, përkrahës i Bashkimit Demokratik për Integrim, kemi zgjedhur dilemat tona hamletiane.

Edhe kur na përmbysën me pabesi në vitin 2006, ne ngadhnjyem. Edhe kur na vranë dhe plagosën në Kasap’hanën e vitit 2008, ne ngadhnjyem. Edhe kur shpifën dhe e përçanë votën në vitin 2011, ne ngadhnjyem. Edhe kur fushatat negative kundër nesh u intensifikuan dhe paraqesnin përditshmëri të qytetarëve, ne ngadhnjyem me fitore rekorde në vitin 2014. Edhe tash kur duan ta shuajnë BDInë, ta eliminojnë liderin Ahmeti, ta parcializojnë, zvogëlojnë dhe ta vënë votën shqiptare në funkcion të betejës intraetnike maqedonase, ne do të ngadhnjejmë.

Do të ngadhnjejmë sepse kështu duan shqiptarët të cilët gjithëmonë kanë vlerësuar drejt dhe kanë vepruar në interes të tyre afatgjatë.

Prandaj gjykoj që të gjithë ne duhet t’i jemi mirënjohës në një fare mënyre kësaj fushate negative për arsye se nxiti mobilizimin më të madh dhe më të fuqishëm në historinë e BDIsë.

Uroj që tentativat shqiptare për profilizim në skenën partiake në Maqedoni të mos bëhën pjesë e kësaj fushatë që rrënon qënien politike shqiptare në këtë vend, jo BDInë. Kritika e shëndosh dhe mosvlerësimi nihilist dallojnë shumë, fundja mohimi nuk ka vend në kulturën tonë dhe asnjëherë nuk është vlerësuar nga qytetarët.

Gjithë ata që mendojnë se mund ta rrënojnë figurën e Ali Ahmetit do të pësojnë një zhgënjim cunamik më 24 prill të vitit 2016 kur edhe do ta marrin përgjigjën e qytetarëve shqiptar të cilët nuk do të bëhën pjesë e qëllimeve antishqiptare dhe do të rreshtohen pas liderit të tyre.

Shembull të mirë për këtë karakteristikë të popullit tonë na jep Niçe-ja i cili e vlerësonte madhështinë e kombeve jo për nga ajo se sa njerëz të mëdhënj kanë në gjirin e tyre, por për nga mënyra se si ato kombe i trajtojnë figurat e tyre të mëdha.

Figurat e tyre të mëdha, ku pa dyshim bënë pjesë edhe Ali Ahmeti, shqiptarët i trajtojnë me respekt dhe të pandikuar nga fushata në shërbim të huaj të cilat nuk burojnë nga qarqe shqiptare, por njëkohësisht, për fat të keq, nuk përjashtohet oportunizmi i çastit nga qarqe shqiptare për ta vënë këtë situatë në funkcion të pëprjkejeve të tyre për përfitime të vogla zgjedhore.

Do ti përfundoj rreshtat e sotëm me edhe një fjali nga Hamleti i Shakespeare “s’ka asgjë të mirë ose të keqe, por të menduarit e bën të atillë”.

Bëni kujdes kur t’ia mendoni të keqën tjetrit.