e Martë, 17 Tetor 2017 | Lajme: 0

Koha e flokëve si ylber ka kaluar, ngjyra e opalit ka hyrë në trend

Rrugët dhe rrjetet sociale, janë ende të mbushura me vajza, që i kanë flokët me ngjyra ylberi. Por, jo edhe për gjatë.

Në trend ka hyrë ngjyra e opalit, e cila vërtetë i përshtatet pothuajse çdo karakteri, transmeton Telegrafi.

Flokëve të lyera me këtë ngjyrë, po iu shtohen edhe tone roze, kaltër dhe gjelbër.

Këto prekje, po i shtojnë stilit të flokëve një natyralitet dhe gjallëri më të madhe.

Kjo ngjyrë që ka nuancë shkëlqyese si të perlës, japë një pamje dalluese dhe mbresëlënëse.