e Martë, 22 Gusht 2017 | Lajme: 0

Si në përralla! Modelja topless që do bëhet princeshë (Foto)

Nesër Sophia Hellqvist, 30 vjeç, do bëhet princesha më e re e Suedisë. Në altar do e shohin prindërit e saj, por edhe shumë anëtarë të familjeve mbretërore nga mbarë bota.

Në altarin e Sveriges Kungahus ajo do takohet me të fejuarin e saj, princin suedez Carl-Philip, me të cilin ka pesë vite e lidhur.

Sot pritet të bëhet një festë e madhe përpara dasmës në jahtin M/S Stockholm.

Kur u shpall fejesa, të gjithë ngritën pak vetullat.

Kjo për shkak të të kaluarës së Hellqvist.

Ajo ka punuar pjesërisht si kamariere për të financuar studimet.

Më vonë ishte edhe modele dhe në moshën 20- vjeçare pozoi topless me një veshje kamuflazh.

Por nuk është shumë ndryshe edhe i shoqi i saj i ardhshëm.

Ai njihet si Playboy.

Festat e tij të çmendura janë me nam dhe incidentet e tij kanë pushtuar shpesh mediat rozë.

Megjithatë dikur ishin të rinj dhe tani presin të nisin një jetë ndryshe.

Kohët e fundit kanë treguar të dy se dinë të sillen si mbretërorë të zellshëm.

modelja111096