e Hënë, 20 Shkurt 2017 | Lajme: 0

Bashkim Tropojani shqiptari nga Shkupi, që po çmend botën e filmit botërorë (Intervistë)

Bashkim Topojani është djali i cili jeton dhe vepron në Belgjikë, por është nga Shkupi. Bashkim Topojani, si valltarë i muzikës moderne ka marrë vendin e parë në botë, ndërsa tani ka filluar jetën e filmit, ku po ecë me hapa të shpejta drejtë Holliwood.

– Bashkim jemi një aktor shumë i suksesshëm në Belgjik, a mund të na tregoni fillimet e para kur keni filluar të mëreni me aktrim, dhe ku keni filluar?

Topojani: Para aktrimit isha një valltar I muzikës modern, ku arrita të stolisem me vendin e parë në botë, pastaj me kalimin e kohës, me erdhi një ofertë që të marrë pjesë në një shfaqe teatrale si valltar së bashku me një aktore të njohur belge, sidomos në Paris dhe në Holliëood, e cila quhet Cécile Defrance, e cila më tha që ta vazhdoj aktrimin, sepse I kishte pëlqyer performanca ime. Dhe më pas fillova seriozisht të merrem me aktrimin, dhe menjëherë fillova të angazhohem në studimet në Pariz në drejtimin aktrim filmik.

-Cila kanë qenë angazhimet e tua të para në ndonjë pjesë filmike, dhe ku keni luajtur?

Topojani: Filmi I parë ka qen me aktoren e njohur botërore Cécile Defrance. Kjo aktore më angazhoj përherë të parë sepse sinqerisht kishte dëshirë që unë të vazhdoj aktrimin sepse I njihte mirë aftësit e mija, sepse bëhet fjalë për një aktore të njohur botërore e cila gjatë karrierës së sajë në botën e filmit ka lujtë me aktorë të mëdhenjë botëror si: Math Damon, dhe Clint Eastëood. Këtë lajmë së pari ma ka konfirmuar agjenti imë, I cili më tha se do ta kem një rolë me Cécile Defrance, dhe padyshim isha shumë I lumtur. Filmi është xhiruar në Liège (Belgjik), nga regjisori Stijn Coninx, pastaj isha në xhirim me aktorin po ashtu të madh Olivier Majimel, një aktor francez, si fillimtar kisha rolë të vogël, por e disha dhe kisha dëshirë që ta provoj vetën edhe në rolet tjera më të rëndësishme.

-Sa kohë Bashkim tu deshën që të akomodoheni në rrethanat e artit filmik?

Topojani : Me të vërtet në Belgjik është shumë rëndë që të depërtosh në botën e filmit, sepse konkurrenca është shumë e madhe, por edhe produksionet janë shumë të vështira për ti kaluar. Plotë gjashtë vite mu janë dashtë që unë të futem në botën e filmit, dhe të më njohin aktorë dhe regjisorë të filmit, por edhe të stolisem me titullin artist I aktrimit. Por unë çdo herë në vete kamë pas një shpresë, dhe vullnet që ta fitoj statusin artist në Belgjik, sepse këtë për ta arrit, të duhet një angazhim I vazhdueshëm dhe I pa ndërprerë. Një epitet të tillë është shumë vështirë ta fitosh, por shumë lehtë mund ta humbësh në Belgjik.

-Cilat janë filmat e tua të realizuara, dhe na trego diçka më tepër se me këndë keni bashkëpunuar?

Topojani: Për momentin jam në përgatitje të një filmi që e kamë shkruar unë, por jam edhe në xhirime të tjera me produksione të mëdha në Belgjik, Mundohem që mos të lë shumë kohë pa xhirime. Po ashtu vlen të përmendet se po ashtu kamë qenë I angazhuar edhe në Turqi, në një serial që titullohet “Filinta”, ku kamë pas bashkëpunim të ngushtë me Bobby Roth regjisori “Prizon Break” “LOST” “Gray’s Anatomy” ka qenë një eksperiencë shumë e mirë për mua dhe jam shumë i lumtur që më ka ardhë koha për ta takuar një regjisor me eksperiencë të madhe në SHBA.

-A mund te na numëroni me këtë keni bashkëpunuar me shumë deri tani?

Topojani: Bashkëpunim më së shumti kamë pas me Cécile De France me teatër dhe kinema, ku pjesa e parë ishte “sc35c” 3 vite, dhe kemi pas shfaqe në çdo teatër në Evropë dhe qytetin e Pragës, ndërsa pjesa e dytë ishte “Man Need Sleep” turne evropiane. Kurse pjesa e tretë ishte një pjesë në Bind Monolog “plus vite que tes yuex” ku kam marrë çmimin e parë të publikut me ketë pjesë, dhe marrë të drejtën të shkojë tre vite në turne në Japoni,Evropë, Kanada.

10600390_10204850116028619_5240345941178005559_n

-Cilat janë sukseset e tua më të mëdha?

Topojani: Sukseset janë bashkëpunimi me Bobby Roth në Turqi, kur e kam kaluar castingun për rolin tim, ku nuk kisha njohuri aspak të gjuhës turke, por kryesisht u bazohesha në pikëpyetje në pikëpresjet dhe pikçuditëse, nuk kam besu që do të më pranojnë sepse kisha problem me gjuhën turke, por falë angazhimit tim, një ditë mora një thirrje nga Turqia, dhe më treguan se jam pranuar për rolin! isha pa fjalë dhe fillova ta mësoj gjuhën turke në mënyrë intensive. Pastaj një bashkëpunim shumë të mirë kamë pas edhe me regjisorin belg Stijn Coninx, I cili kishte njohuri që kisha bashkëpunuar me Cécile De France, dhe me ftojë që akoma bashkëpunimi jonë duhet të vazhdojë me aktoren e madhe botërore Cécil De France.

-Cili është angazhimi juaj I tanishëm?

Topojani: Për momentin jam në xhirime në një film që do të realizohet në gjuhën “flamone”, e cila është gjuha e dytë zyrtare në Belgjikë, dhe seriali titullohet “Amigo’s” këtu në Belgjik ka tensione te mëdha nga flamanet dhe frankofonët, por gëzohem se aktrimi i ka thyer kufitë e urrejtjes, dhe na nxitë bashkëpunimin pa ndonjë stres apo ndonjë tension eventual. Për atë shkak aktrimi është një paq për mua dhe nuk ka origjinë ose ngjyrë të njeriut.

-Cilët janë synimet tua, me kënd dëshironi të bashkëpunoni apo të luani në ndonjë pjesë të filmit?

Topojani: Pasi kamë arrit të bashkëpunoj me shumë aktorë në Turqi, dëshira ime është që të kem ndonjë bashkëpunim në vendin tim Shkup, Kosovë ose Shqipëri. Dua ta kem nostalgjinë e përparshëm që e kisha në vitet e tetëdhjeta qe isha ne rend te parë në teatrin tonë në Shkup kur kishte një pjesë teatrale, si fëmijë e mbaj në mend aktorin e njohur dhe i nderuar “Bajrush Mjaku”, dhe e falënderoj për momentet emocionet që na ka dhënë të gjithëve nxënësve që ishim prezent

-Keni xhiruar edhe një film ku fliteste edhe në gjuhën shqipe, na trego diçka më tepër ku dhe si u realizua?

Topojani: Xhirimi I filmit “Balkan Scam” I cili ishte në gjuhën shqipe ishte realizuar në Shkup nga regjisori Mensur Kadriu. Dhe aty unë kisha rolin e një shefi mafioz.

Kontakti ka qenë shumë interesant dhe spontan se nuk isha në Shkup për xhirime, por urgjentisht me deshke që të jem në Shkup. Ndërsa kontakti me erdh rastësisht duke pi një kafe dhe duke biseduar me një shok për kinema, kur një person që ishte afër meje më afrohet dhe me pyet prej nga jam dhe pastaj u njoftuam dhe filloj bashkëpunimi me Mensur Kadriun. Kjo pakë a shumë ishte jeta dhe vepra ime, dhe së fund ju falënderoj të gjithëve dhe shpresoj që aktrimi të na bashkon të gjithëve.