e Martë, 23 Maj 2017 | Lajme: 0

8 sekrete martesash që specialistët e marrëdhënieve do donin t’i dinit

Familja, bashkëpunëtorët, miqtë e afërt dhe deri edhe të njohurit janë gjithmonë të gatshëm të japin këshilla martese. Dhe megjithëse e bëjnë nga dëshira e mirë dhe për të ndihmuar, ata nuk janë specialistë të kësaj fushe. Prandaj ua kemi lënë radhën këtyre, autorë, terapistë, profesorë dhe psikologë të ndajnë përvojën më të mirë për marrëdhëniet të fituar nga martesat e tyre.

Mos bëj kurrë debat me stomakun bosh

“Ne kemi mundur të ndalojmë shndërrimin e një zënke në sherr duke pyetur: “Mos kemi uri?”. Cilido qoftë shkaku, ndoshta rënie sheqeri, një sanduiç apo një biskotë mund të ndalojë një konflikt serioz dhe të dyja kushtojnë më pak sesa psikologu!” – Dr. Karl Pillemer, autori  i 30 Lessons For Loving dhe profesor gerontologjie në Cornell.

Prano gabimet

“Asnjë nga ne nuk është i përsosur. Edhe unë bëj gabime. Por nëse e kam gabim, ose e kam lënduar bashkëshortin me qëllim apo pa dashje, unë kërkoj ndjesë. Duhet ta bësh. Ka sukses.” Dr. Logan Levkoff, seksologe dhe autore.

Merr vendimin që çdo ditë të ketë një pjesë vetëm për ty dhe partnerin

Mund të jetë kafja e mëngjesit kur flet për ditën dhe ato që mendon, siç bëj unë me bashkëshortin, një shëtitje në darkë, siç bëjnë miqtë tanë ose t’i vini për të fjetur fëmijët e të rrini një ose dy orë bashkë në fund të ditës. Nuk ka rëndësi çfarë bëni gjatë kësaj kohe dhe sa zgjat ajo. E vetmja gjë e rëndësishme është që jeni të qëndrueshëm dhe që keni një kohë për të qenë më të afërt çdo ditë. Kjo do ndërtojë një besim në martesë, si asgjë tjetër.” – Fawn Waver, autore dhe themeluese e Klubit të Grave të Lumtura.

Ndonjëherë duhet të marrësh përsipër të jesh i pari

“Duhet të jesh i pari që thyhen heshtjen, i pari që vendos paqen, i pari që kërkon ndjesë, i pari që e merr malli, i pari që fal, i pari që dorëzohet. Jeta është e shkurtër dhe martesa është shumë e rëndësishme për të pritur që çdo gjë të jetë e drejtë.” – Winifred Reilly, terapist martese dhe familjeje dhe blogist marrëdhëniesh.

Pavarësisht atyre që keni dëgjuar, Nuk ka asgjë të keqe të shkoni të flini të mërzitur

Po të rrini zgjuar gjithë natën duke u zënë, gjërat do  përshkallëzohen, ndërsa po të bëni armëpushim për të sheshuar debatin, do arrini në zgjidhje më të mirë.” – Dr. Jim Walkup, terapist martesash dhe familjesh.

Dy fjalë: Tualete të ndara

“Është shumë më tepër romantike të rrini afër në vende të tjera në shtëpi sesa pranë lavamanit të tualetit. Të kesh disa hapësira dhe aktivitete private ndihmon për të ruajtur pak misterin në një marrëdhënie afatgjatë.” – Iris Krasnow, autore e The Secret Lives of Wives

Bëj gjëra të mira për partneren pa ta kërkuar

“Të paktën një herë gjatë ditës, bëj diçka për tjetrin pa ta kërkuar. Pastro tavolinën, derdh plehrat, bëji një masazh, kujdesu për fëmijët ndërsa ajo bën një banjë të gjatë. Ka një milion gjëra që mund të bësh çdo ditë që mund ndërtojnë një marrëdhënie të fortë për të ardhmen”. – Marina Sbrochi, autore e Stop Looking for a Husband: Find the Love of Your Life

Jepi rëndësi mënyrës si i trajton të tjerët partneri

“Nëse do të shohësh si do jetë si prind partneri yt, shiko si sillet me kafshët shtëpiake apo ato të rrugës. Bashkëshorti im la kokën pas një keci të vogël në kopshtin zoologjik të kafshëve shtëpiake një herë dhe ai lë kokën edhe pas fëmijëve.” – Dr. Samantha Rodman, psikologe dhe këshilluese takimesh.