e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

“Omer”, mashkulli më i adhuruar në Turqi (Foto)

Aktori i famshëm turk Engin Akyurek, i cili luan rolin e Omer-it në telenovelën “Diamante dhe Dashuri”, që transmetohet në Televizionin Klan, vjen me një set të ri fotografik.

Vetë revista e përshkruan Engin-in si një aktor tepër të talentuar, të suksesshëm dhe në të njëjtën kohë një person të thjeshtë.

Fotografitë e realizuara për “L’Officiel Hommes”, Engin ka dashur t’i ndajë edhe me fansat në rrjetet sociale.

Reagimet kanë qenë të shumta, ndërsa nuk kanë munguar vlerësimet dhe komplimentet nga më të ndryshme, si “unik”, “i mrekullueshëm”, “seksi” apo “mashkulli më i adhuruar”. /Kosovarja/

aktori-1aktori-4