e Premte, 26 Maj 2017 | Lajme: 52

Rrëzohet nga kati i pestë hendbollistja nga Maqedonia

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll, Robertina Meçevska është rrëzuar nga kati i pestë dhe për momentin po lufton për jetën në Qendrën Emergjente në Shkup.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Ostrovë të Shkupit, prej ku Meçevska menjëherë është transportuar në Qendrën Emergjente në Shkup. Sipas SPB Shkup, Qendra Emergjente ditën e djeshme në orën 16 e 45 minuta ka njoftuar se është sjellë personi femër R.M. (1984) nga Shkupi në gjendje jokontaktibile, me lëndime nga rrëzimi i lartë në rrugën “Vlladimir Komarov”.

Ajo i është nënshtruar një operacioni urgjent dhe mjekët kanë thënë se gjendja e saj është stabile dhe nën kontrol, por nga rrëzimi ka marr shumë lëndime.

Ekipet e MPB­së po bëjnë ekspertizë, me ç’rast do të kumtohen shkaqet për rrëzimin. Robertina Meçevska deri më tani ka luajtur për disa ekipe të Maqedonisë, ndërsa nga muaji i kaluar është anëtare e KHF Vardar.