e Enjte, 27 Korrik 2017 | Lajme: 1

Me fitoren kundër Austrisë, Maqedonia në 1/8 e finales luan kundër Sllovenisë

Reprezentacioni i Maqedonisë në hendboll me fitore ndaj Austrisë e përfundoi pjesën e parë të Kampionatit botëror që po mbahet në Katar. Në të tetën e finales do të luajë me Slloveninë.
Hendbollsitët e Maqedonisë sot në xhiron e 5­të tlë fundit në grupin B e fituan Austrinë me rezultat 36:31.
Lojtari më efikas në ekipin e Maqedonisë ishte kapiteni Kiril Lazarov me nëntë gola të shënuar. Filip Mirkulovski shënoi 6, ndërsa Dejan Manaskov dhe Goce Georgievski nga 4 gola. Me katër fitore dhe një humbje, Maqedonia e fitoi vendin e dytë pas Kroacisë, e para Austrisë dhe Tunizisë.
Ndeshja mes Maqedonisë dhe Sllovenisë do të luhet të dielën, ndërsa termini do të caktohet në mënyrë shtesë.
Katër çiftet e tjera për të tetën e finales do të kompletohen nesër, pas luajtjes së takimeve nga xhiroja e fundit në grupet C dhe D.