e Premte, 26 Maj 2017 | Lajme: 52

Maqedonia humb nga Kroacia

Në ndeshjen e xhiros së 4­të të grupit B në kampionatin botëror në hendboll, që mbahet në Katar, Kroacia e fitoi Maqedoninë me rezultatin 29:26.
Në reprezentacionin e Maqedonisë lojtari më efikas ishte Kiril Lazarov, i cili takimin e përfundoi me shtatë gola. Nga tre gola shënuan Dejan Manaskov, Goce Georgievski, Filip Mirkulovski dhe Stojanço Stoilov.

Kjo ishte humbja e parë për Maqedonin pas disa fitoreve radhazi. Kroacia tani është ekipi i vetëm me numër maksimal të pikëve në grupin B (8), para Maqedonisë e cila mbeti në 6, Austria 5, Tunizia 3, BeH 2 dhe Irani me zero pikë.