e Premte, 24 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Hendbollistët e Maqedonisë me fitore e filluan pjesëmarrjen në Mundial

Reprezentacioni i Maqedonisë në hendboll me fitore ndaj Tunizisë 33:25 e filloi pjesëmarrjen në Kampionatin botëror në Katar. Në duelin e xhiros së parë të grupit B, reprezentacioni i Maqedonisë luajti shkëlqyeshëm gjatë pothuajse të gjitha 60 minutave.

Që në minutën e 20­të reprezentacioni i Maqedonisë i pati +6 pikët më të larta ndërsa në pjesën e parë të lojës ishte në epërsi me katër gola dallim 18:14. Në pjesën e dytë kuqeverdhtë luajtën më të organizuar dhe nga minuta në minutë e rrisnin epërsinë, që në fund kjo të jetë me nëntë gola dallim 33:25.

Më efikas në reprezentacionin e Maqedonisë ishte kapiteni, Kirill Lazarov me 10 gola.