e Premte, 26 Maj 2017 | Lajme: 52

Tifozët serbë gjuajnë lojtarët e Galatasarayt me thundra të derrit (Foto)

Tifozët e Crvena Zvedas kanë bërë një skenë të pahijshme sportive, në ndeshjen e basketbollit për Euroleague, ku skuadra serbe është nikoqire e Galatasarayt.

Cervenz Zvezden ka pësuar disfatë midis Beogradit nga Galatasaray, me rezultat 65:74, në kuadër të Euroligës.

Ekipi serb nuk arrti ta fitoj ndeshjen edhe pse kishte përkrahjen e mijëra simpatizuesve. Kurse, turqit edhe pse përjetuan tmerr në këtë takim, arritën të triumfojnë.

Të mllefosur nga vrasja e tifozit, Marko Ivkovic vitin e kaluar në Stamboll, grupi i tifozëve Delija ka gjuajtur lojtarët e Galatasarayt me thundra të derrit, derisa janë fyer gjatë ndeshjes. Këta tifozë kënduan këngë çetnike në sall, derisa djegën edhe fanellën e gjigantit turk.