e Enjte, 27 Korrik 2017 | Lajme: 1

Skandaloze: Kreu i hendbollit shqiptar tradhton federatën kosovare

Atëherë kur pritej që Federata e Hendbollit të Kosovës të kishte krahë të djathtë federatën shqiptare të këtij sporti, kjo e fundit e tradhtoi.

Në fakt, kreu i federatës shqiptare, Myrteza Myftari, nuk morri mundin të udhëtojë në Dablin, atje ku më 20 shtator, FHK-ja u pranua si anëtare me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Hendbollit.

Kosovarët llogaritën bindshëm në votën e Myftarit, mirëpo ky i fundit neglizhoi ata duke mos udhëtuar fare. Përkundër këtij mosinteresimi të federatës shqiptare, FHK-ja arriti të pranohej me 25 vota pro dhe 18 kundër.