Wednesday, 19 September 2018 | Lajme: 31

Shënjat e spoliatrozës dhe si kurohet ajo:

Spoliatroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen.

Ekzistojnë dy tipe të kësaj sëmundjeje.

Spoliatroza lumbare:
Spoliatroza lumbare, e cila ka vetëm dhimbje të shpinës dhe ajo cervikale e qafës. Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj, lokalizimi në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Domethënëse janë edhe përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e pacientit shumë të vështirë. Skematikisht mund të dallosh 2 tipe, midis të cilave spondiliatroza lumbare dhe ajo cervikale.

Spoliatroza cervikale:
Spoliatroza cervikale godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjën mes kokës dhe qafës. Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet me emocionet.

Spoliatroza lumbare shoqërohet me dhimbje të forta të shpinës, që nuk lejon të bëjë as lëvizjen më të vogël. I sëmuri duhet të qëndrojë në krevat të fortë në mënyrë që të mos lejohet përkulja e vertebrave, duke vështirësuar lëvizjen.

Si kurohet spoliatroza
1-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës
2-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturën e ujit mesatare
3-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë
4-Pirja e çajrave të ndryshme, veçanërisht me mente bën mirë për sëmundjen
5- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë
6-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës
7-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin 8-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.