e Mërkurë, 22 Nëntor 2017 | Lajme: 0

Këshilla për përzgjedhjen e fustanit të nusërisë

Një nga këshillat që vjen nga ekspertët e fustaneve të nusërisë, është që të mos harroni të kryeni “detyrat e shtëpisë”!

Ruani fotografi nga revista të ndryshme, ose faqe online që paraqesin stilin që ju pëlqen. Kërkoni dizajnët që kanë koleksione, që përshtaten me buxhetin tuaj dhe diskutojeni këtë me personat që do ju shoqërojnë të gjeni fustanin e duhur. Pasi keni bërë “detyrat e shtëpisë”, e keni rrugën e lirë për të vizituar dyqanet e nusërisë.

Këshilla të tjera: Limitoni numrin e shoqeve ose familjarëve që do t’ju shoqërojnë. Do të ishte e preferueshme vetëm dy të ftuara. Më shumë se dy është shumë. Do t’u përballnit me shumë opinione, shume diskutime dhe shumë mërzi. Pasi të keni zgjedhur fustanin, mund t’ua tregoni dhe mikeshave të tjera, ose ta lini surprizë për ditën e madhe. Mos merrni fëmijë me vete, pasi nuk mund të përqendroheni në përzgjedhjen e duhur të një fustani.