e Enjte, 19 Tetor 2017 | Lajme: 0

Sekreti i një martese të lumtur?!

Sekreti për një martesë të lumtur është tek të fjeturit krejtësisht nudo. Personat që preferojnë të mos veshin asgjë në shtrat duket se janë më të lumtur se ata që veshin pizhame kur flenë.

Ky është përfundimi i një sondazhi të mbajtur në SHBA, ku u përfshinë më shumë se një mijë persona. 57 përqind e atyre që flinin nudo pohuan se ishin shumë më të lumtur në marrëdhënien e tyre në çift në krahasim me 43 përqind e atyre që vishnin pizhame.

Të fjeturit nudo, sipas studiuesve, rrit intimitetin tek një çift, çka sjell rrjedhimisht edhe qëndrueshmëri në marrëdhënie dhe lumturi.