e Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Byrek me salçiçe dhe djath kaçkavall

Perbersit:
500 gr miell ,
3 salçiçe ose kremviçe ,
150 gr djath kaçkavall ,
2 veze ,
100 ml qumësht ,
1 luge kafeje me niseshte ,
gjalp ose vaj ulliri

Përgatitja:
Bëjm brumin me pak vaj krip dhe ujë të vakët, e lemë të pushoj pak, më pas i hapim petët nga 3 dhe i shtrojmë në tepsi duke i hedhur vaj nga sipër, më pas hedhim mbushjen ku kemi rrahur 2 vezë me pak niseshte dhe qumësht, i grijme djathin kaçkavall në copa dhe salçiçet në rrathe, hedhim pak kripë, më pas ja hedhim byrekut pasi kemi bërë gjysmat e petëve, shtojmë petët e mbetura i hedhim sipër gjalp dhe e pjekim në 220° për 35 minuta. Ju befte mire :)