e Enjte, 25 Maj 2017 | Lajme: 1

Rita Ora: Si e binda Jay Z se kam talent për t’u bërë yll

rita

Nga një vajzë e thjeshtë, e larguar në moshë të re drejt Britanisë së Madhe, në një super yll muzikor, që sot e njeh gjithë bota. Rita Ora vjen në një rrëfim të fundit për revistat londineze për rrugën që ka ndjekur deri kur u bë megastar. Ne jua sjellim të përkthyer dhe përshtatur edhe në shqip, që të njohim më mirë shqiptaren e famshme.

Rita, prindërit janë larguar nga Kosova drejt Londrës që juve dhe familjarëve t’ju japin një jetë më të mirë. Çfarë mendimi ka për ju vendi juaj?

Ndihem shumë e afërt me vendin tim, që nga koha kur jam larguar si e vogël. Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë nuk ndiej afërsi me popullin nga e kam prejardhjen. Momentalisht punoj me UNICEF për të ndihmuar popullin tim, por gjithashtu i admiroj prindërit e mi për vendimin që të largohen për një jetë më të mirë.

Si fëmijë, e ke pasur parasysh se çfarë kanë qenë në gjendje të bëjnë prindërit për ju?

Ata asnjëherë nuk kanë folur në gjuhën angleze dhe për mua ka qenë plus i madh. Familja është sakrifikuar në maksimum për mua, ka pasur momente interesante, të vështira, saqë tani i mendoj me shumë ëndje.

Sinqerisht prindërit e japin jetën për një jetë më të mirë për fëmijët, si kanë reaguar ata kur ke vendosur të lësh shkollën për karrierën muzikore?

Ka qenë një moment shumë i vështirë për mua dhe për ata. Mendoja se ishte vendimi më i mirë për mua në atë kohë dhe thosha me vete se do e bëj.

Tentove të studiosh?

Tentova, tentova shumë dhe do tentoj deri në fund. E bëra botën për vete, pse të mos i kryej edhe studimet?

Pse, definitivisht keni qenë e sigurt në atë që keni dashur të bëni?

Unë thjesht doja të bëhem artiste, nuk çaja kokën çka e si. Doja të tregoja talentin tim në art dhe bota të ketë një vizion për mua, njësoj si ajo në mendjen time. Prindërit më në fund më lejuan të bëja atë që doja, në një moshë shumë të re.

Gjërat ndryshuan në momentin që jeni bërë pjesë e Jay-Z label Roc Nation?

Kam mësuar shumë gjëra aty që në fillim, por ende jam ajo vajza e cila mëson gjëra të reja, megjithëse për momentin e di shumë mirë si shkon ky biznes.

Si është të kesh shef Jay Z?

Unë e dashuroj mënyrën se si Jay është në këtë biznes. Definitivisht gjithçka shkon me kohë, me të është shumë lehtë të punohet, sepse thjesht të bën pyetjen “çfarë dëshiron, si ndihesh në atë që bën”. Nuk kursen asgjë për artistët që kanë talent.

A kishe përgjigje gjithmonë për pyetjet e tij?

Jo, asnjëherë nuk kisha përgjigje për pyetjet e tij. Madje, mundohesha t’i tejkaloja me anë të këndimit, që t’ia bëj me dije se unë vërtet kam talent për muzikë.

Megjithatë, ky dialog i shkurtër ka bërë që ju të njiheni akoma më shumë mes njëri-tjetrit?

Po, sigurisht. Tashmë që e kam bërë ëndrrën realitet, sepse nuk ishte e lehtë që një vajzë, e cila nuk kishte lindur në Londër, por me prejardhje nga Kosova, të bëhet yll botëror. Sepse të tilla ishin aspiratat për mua dhe për të, por tani që e përjetoj si një realitet, vërtet më vjen mirë. Megjithatë, askush nuk e beson rrugën që kam ndjekur deri më këtu, mendojnë se unë dola brenda natës.

E kanë pritur mirë këtë lajm prindërit e tu dhe a janë krenarë?

Janë krenarë, por gjithnjë më rrinë në telefon të dinë a kam ngrënë, a jam me shëndet mirë, a kam bërë gjumë…

Atëherë, çfarë vendimi ke marrë për studimet?

Ndoshta një ditë do u kthehem studimeve…