e Enjte, 25 Maj 2017 | Lajme: 41

Ziadin pushteti të verboi

Azem-620x330

Azem Sadiku

Ziadin Sela, që nga dita e parë kur u bëre kryetar komune tu rrit aq shumë mendja sa të vinte rëndë edhe me u përshëndetë me njerëzit.

Një thënje e urtë thotë “Ata që jan kryelartë as Zoti nuk i don”.

Edhe unë që të kam njohur më herët, edhe përpara se të bëhesh deputet, në fillim habitesha me vehten se sa shpejt njerëzit i ndryshon pushteti.

Si aktivistë i vjetër i PDSH-së kam pasur rastin të njoh edhe shumë të tjerë e që nuk dallojnë prej teje për tradhtit dhe dëmet që i kanë sjell PDSH-së dhe shqiptarëve. Prandaj që në fillim e formova mendimin tim për ty dhe gjithçka që bëje në vazhdim nuk më bënte përshtypje.

Thonë se pushteti i verbëron ata që janë të ligë, ti as një vit se bëre e u verbërove apo i till paske qenë, po aman “shyqyr” që shumë shpejt e tregove fytyrën e vërtet dhe dole në mejdan.Ziadin Sela, një thënie filozofike thotë: “Realiteti është ai që unë shoh me sytë e mi, dhe jo ai që mundohesh të më tregosh ti…”!

Edhe pse e dij se nuk mundesh të përgjigjesh, për hirë të opinionit të gjërë kam disa pyetje publike për ty:

-Cili dhe sa i madhë është çmimi që na tradhtove në mes të fushatës, mu atëherë kur u formua klima dhe u krijuan të gjitha kushtet për ti fituar zgjedhjet, dhe për ti dhënë fundë politikës demagogjike të BDI-së?

-Cili është pazari yt në këtë tradhëti, që vazhdove të na godasësh dhe të na dëmtosh gjatë tërë fushatës pa fije turpi dhe morali duke u sjellë si i përçartur?

-Si ta banë fytyra ti kërcnosh të punësuarit në administratë që i mban me kontratë në vepër me largim nga puna nëse e votojnë PDSH-në dhe nëse e përkrahin PDSH-në?

-Sa dyftyrësh je tregon fakti se nuk veprove njësoj edhe ndaj atyre që janë dhe kanë punuar për BDI-në, që edhe fëmijtë e djepit e dijnë se i ke motivuar dhe i ke ndihmuar në luftën e tyre dhe tënden kundër PDSH-së në vazhdimësi;

-A e din sa faqezi je, ti fare nuk dallon nga ata të tjerët, u bëre bashkë me ata që këtij populli i kanë sjellë dëm, zullum dhe vetëm të këqija. Prandaj edhe po të japin hapsirë dhe je bërë top temë në Alsat-Makedonski;

-Me lojën tënde perfide hudhe gurin dhe fshehe dorën, kësaj radhe shqiptarët dhe simpatizantët e PDSH-së nuk e kanë pritur këtë zullum prej teje, ata dhe amblema e PDSH-së të kanë sjellë në atë vendë. Si e bën gjumin rahat kur gjithë këtë dëm ua bëre shqiptarëve dhe PDSH-së, Thonë se me terapi po trajtohesh po jam i sigurtë se as ajo stë ndihmon;

– Ti, axhami-mendje-leht, bashkë me ata kalamajtë që i ke mbledhur rreth vehtes e shikon se ju ka ra në kokë pushteti, po të kishe në dorë ndonjë pushtet më të madh ç’do bëje ti;

– Ti e ndëgjon vehten se je duke folur ‘jerm’ kur bën kërkesë për realizim të programit të parties, kur ti bashkë ma tajfën tënde të vogël e luftuat deri në skajshmëri partin.

E dijnë se je i përjashtuar si tradhtar nga PDSH-ja dhe unë kam votuar për atë vendim.

-E dijnë se je shumë i vogël për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit të PDSH-së z.Menduh Thaçit.

Fundi yt është shumë i keq, gjithmonë do të mbetesh i turpëruar dhe i nënçmuar.

Këtë e dëshmon edhe një thënie e profetit tonë të dashur Muhamedit a.s. “Nuk është prej nesh ai i cili na tradhton”

Autori është anëtar i kryesisë Qendrore të PDSH-së dhe kryetar i komunës së Studeniçanit