e Martë, 12 Dhjetor 2017 | Lajme: 0

Big Mama së shpejti me një hit vere tejet special (Intervistë-Republika Shqip)

Republika Shqip: Ku mbeti dashuria, një këngë ritmike dhe me një videoklip mjaft interesant ,gjithmon e veçant në stil Bigi, me kë bashkpunuat për këtë videoklip?

Big Mama: Videoklipi u bë kohë që qëndron në treg, jam shumë e kënaqur nga pritja që i ka bë publiku, nga pëlqimet e tyre, komplimentet për këngën që më kanë dhënë  nuk e kam pritur më besoni por ka dal aq bukur sa që edhe po ta imagjinoja nuk do mund ta realizoja. Teksti është bërë nga Vig Poppa, muzika nga Çekiç ndërsa gitarë Astrit Stafa, klipi është xhiruar nga produksioni Entermedia.

 

Republika Shqip: Me çfarë projekti po merreni momentalisht?

Big Mama: Momentalisht jam në fillim të xhirimeve të klipit të ri, të cilin akoma nuk kam vendosur se kur do ta promovoj për shkak se nuk kam filluar të xhiroj sepse jam në fazën e mbledhjes së ekipës me të cilët do të punoj, por do të jetë një projekt tejet special ndërsa kënga do të jetë një hit vere sepse është këngë shumë komerciale që mua më pëlqen shumë e shpresoj që edhe publikut do t’i pëlqejë. Pas këtij projekti të shohim, jam në biseda për disa bashkëpunime por do t’i zbuloj me kohë se nuk dua të spekuloj para se ato të realizohen.

bigi2

Republika Shqip: A ka Bigi kohë të lirë dhe si e shfrytëzoni atë?

Big Mama: Kohë të lirë jo që kam shumë, por dhe atë që e kam mundohem ta shfrytëzoj në shoqëri të familjes, miqëve të mi, kolegëve kur takohem etj.

 

Republika Shqip: Look-u juaj ka ndryshuar pozitivisht ndër vite, kush kujdeset për ju, dhe sa Bigi përkushton kohe në pamjen e saj?

Big Mama: E gjitha varet me raste, jo që kam ndonjë trajtim tejet special ndaj look-ut por mundohem të dukem bukur pamvarësisht ndaj asaj se ku gjindem, skena kërkon ndryshe ndërsa përditshmëria ndryshe.

 

Republika Shqip: Jeni një nga personat e rrall me një sharm, pozitivitet dhe mjaft tërheqëse, ku e gjeni gjithë këtë bukuri shpirtërore, çka ju jep motiv të jeni kaq e veçant :-)?

Big Mama: Unë nuk e çaj kokën për gjëra të kota, bëj atë që më thot mendja dhe që mendoj se është mirë për mua, dhe e gjitha reflekton pozitivisht tek unë, jo që nuk ka raste negative tek unë por  mundohem që t’i tejkaloj në mënyrë sa më të qetë dhe të jem e lumtur me punën dhe jetën që bëj.

bigi1

 

Republika Shqip: A do tju shohim në ekranet e televizionit sërish në rolin e drejtueses, a keni ndonjë plan për këtë sfer?

Big Mama: Për momentin nuk kam ndonjë plan të tillë sepse televizioni kërkon shumë angazhim, unë kam qenë pjesë e tij dhe e kam parë se si është, çfarë ngarkese kërkon, kështu që edhe po të kishte oferta unë besoj nuk do të isha e gatshme t’i pranoj për faktin se kam angazhime të tjera dhe po të kyçesha në ndonjë projekt televiziv atëherë do duhej t’i leja anësh angazhimet muzikore.

 

Republika Shqip: Sa jeni aktive në rrjetet sociale?

Big Mama: Drejt të them deri para disa dite nuk dija të përdor opcionin ”follow” në facebook, më ndihmuan disa miq sepse kisha shumë kërkesa për shoqëri dhe nuk arrija t’i pranoj të gjithë për shkak të numrit të limituar që jep facebook-u. Mundohem të jem në hap me teknologjinë aq sa më lejon koha, por tash e tutje jam duke pregaditur një staf që do merret me këtë punë, të jena në kontakt me fansat, miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi.

Lidija Shullazi

Republika Shqip