Saturday, 23 June 2018 | Lajme: 0

Çfarë është vertigo dhe si shërohet

vertigo

Vertigo është një lloj sëmundjeje e cila të nxit ndjenjën e rrotullimit të sendeve dhe objekteve rreth jush.

Shenjat e vertigos

Vertigo ndryshon nga marrja e mendve dhe është më shqetësuese. Humbja e ekuilibrit, të përzierat dhe të vjellat janë disa nga shenjat e sëmundjes. Mund t’ju duhet të qëndroni shtrirë për shkak të saj. Një krizë akute e vertigos mund të zgjasë nga disa minuta deri në 12-24 orë.

Shkaqet e vertigos dhe faktorët rrezikues

Kjo sëmundje zakonisht shfaqet si pasojë e një problemi në mekanizmin e ekuilibrit të veshit të brendshëm. Krahas kësaj, edhe këputja e komunikimit mes trurit dhe veshit të mesëm mund të shkaktojë vertigo.

Ja disa nga shkaqet e vertigos:

• një infeksion viral i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ose në veshin e mesëm;

• lëvizja e menjëhershme e kokës mund të shkaktojë një krizë akute e cila zgjat shumë;

• edhe oshtima apo zhurma në vesh mund të jenë faktorë rrezikues të sëmundjes;

• problemet e sistemit tretës;

• dëmtimet në trup;

• operacionet e veshit;

• mund të shfaqet si efekt anësor i ilaçeve të përdora;

• alkooli;

• sëmundjet neurologjike.

Kurimi i vertigos

Nëse sëmundja shfaqet bashkë me një infeksion viral, atëherë duhet parë seriozisht. Ndërhyrja e parë përfshin ilaçe të thjeshta dhe është shumë efektive. Nëse problemi vazhdon, mund të kërkohet një analizim më i hollësishëm, sepse kjo sëmundje mund të jetë dhe paralajmërim për probleme më serioze. Në shumë pak raste mund të kërkohet ndërhyrja kirurgjikale për kurimin e vertigos.